Shkodra po kthehet përditë e më shumë në qytetin e muraleve. Rikonstruksioni i fasadave të pallateve, ka krijuar hapësira të përshtatshme për realizimin e veprave artistike publike, siç janë muralet.
Orët e fundit, në një nga fasadat e pallateve, është shfaqur imazhi i “Motra Tone”, kryevepra e Kolë Idromenos por edhe piktura e konsideruar si “Xhokonda shqiptare”. Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Benet Beci, përmes një publikimi në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes! “Motra Tone”, një nga punimet më të veçanta të Kolë Idromenos, është pjesë e qytetit tashmë me muralen në hyrje të Shkodrës. Një punë fantastike e artistëve që po i japin qytetit një imazh dhe vlerë të shtuar.”, shkruan kryebashkiaku Beci.