Vllaznia do te luaje ndeshjen e rradhes ndaj Egnatias dhe pikerisht kjo do te shenoje edhe debutimin per here te trete ne pankinen kuqeblu te trajnerit Mirel Josa. Vete ai beson tek nje start i mbare e kete gje e ka shprehur edhe ne konferencen e shtypit te pragndeshjes.
“Ndeshja me Egnatian eshte e veshtire, per me teper qe ndaj kesaj skuadre Vllaznia nuk ka fituar asnjehere gjate ketij sezoni. Ajo eshte duke menduar per ndeshjen e play-out, por per ta pergatitur ate ndeshje, duhet te jete e fokusuar dhe prandaj besoj se do te vije te luaje lirshem ne Shkoder.
Une e kam pare skuadren e Vllaznise gjate ketyre diteve. Mendoj se do te ndryshojme disa gjera dhe keto ndryshime nuk jane thjesht tek emrat, por edhe menyra si do te luajme. Ne do te bejme punen tone per te kerkuar dy fitore ne dy ndeshjet e fundit te kampionatit dhe per te shpresuar deri ne fund per sigurimin e nje vendi qe na çon ne Europe.
Vllaznia nuk eshte Latifi, ajo ka 20 e ca lojtare. Latifi ka cilesi te mira qe une i njoh. Une shoh grupin. Kam pare Latifin, Da Silven, Aralicen e te tjere. Mua nuk me intereson individi por grupi, por kuptohet qe duam t’i kemi secilin prej ketyre lojtareve ne lartesine e duhur per t’i sherbyer skuadres.
Nuk kam mesazh per tifozet. Shkodra ka tifozerine qe e njeh me mire se çdo tifozeri tjeter futbollin nga ana profesionale. Shpresojme t’ia bejme atyre pasditen e neserme te kendshme me nje rezultat pozitiv”- ka thene nder te tjera trajneri Josa.