Familjarët e Klement Pepajt tregojnë momentet e fundit me djalin e tyre i cili rezulton i zhdukur së bashku me dy të rinj prej së shtunës, 3 tetor 2020 në Malësi të Madhe. Ata i kërkojnë policinë të gjejnë djalin e tij një orë e më parë.
“Nga ora 04:00 e mëngjesit na erdhi policia dhe na pyeti për djalin. Nuk e dija se djali im nuk ishte në shtëpi”, thotë i ati.
Babai dhe nëna e Klementit kanë një thirrje për ministrin Lleshaj: “Na e gjeni djalin një orë e më parë. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm të urdhërojë krehjen e zonës të dimë cfarë ka ndodhur. Nëse ka vdekur të paktën të kemi kufomën.”
Babai thotë se sipas bisedave që ka dëgjuar në fshat djali I tij mund të jetë vrarë nga Danieli. Vilsoni dhe Klementi janë kushërinj të afërt ndërsa me Danielin janë kushërinj të largët.
Personat e zhdukur jane: Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20.11.1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe; Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999; Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kusherinj me njeri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe te aferm te Vilson Çutajt. /StarPlus TV/