Është fundjavë dhe rruga e Shirokës, është ndë më të frekuentuarat e të preferuarat për qytetarët shkodranë. Janë të shumtë ata që e zgjedhin për aktivitet sportiv apo thjesht për të thithur ajrin e pastër të Liqenit të Shkodrës.
Mesa duket, frekuentues janë edhe deputetja e PD- së Shkodër Greta Bardeli Gjoni dhe “Mjeshtri i madh” Bujar Qamili. E siç është e natyrshme, kur takohen dy shkodranë, nuk mungon kënga popullore shkodrane, e cila vjen si përshëndetje për ndjekësit në rrjetin social.
“Nadja e mire nga Shiroka .Ju pershendesim une e Mjeshtri i Madh i Kânges Popullore # Bujar Qamili”, shkruan në një publikmnë rrjete sociale deputetja e Shkodrës, tekst që e shoqëron edhe me një fragment kënge të kënduar bashkë me këngëtarin e mirënjohur shqiptar. /ShkodraWeb/