Kryeministri Edi Rama, e ka nisur këtë të diel me “sytë” nga Shkodra. Ai ka publikuar pamje nga puna në rrugën Velipojë- Shengjin, një aks panoramik, i cili duhej të kishte përfunduar prej kohësh.
“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e rrugës Shëngjin – Velipojë, një investim strategjik në fushën e turizmit që do të jetë po ashtu ndër akset më panoramike të Shqipërisë, ju uroj të diel të paqtë.”, shkruan shefi i qeverisë në rrjetet e tij sociale.
Me përfundimin e saj, kjo rrugë do të afrojë dy plazhet më të preferuara të Veriut, duke krijuar më shumë mundësi edhe për turistët për të lëvizur brenda pak minutave nga njëri tek tjetri, duke shijuar edhe pamjen e detit përgjatë saj.