Ndërsa është një nga temat aktuale edhe të fushatës elektorale në Shkodër, ka një lajm të mirë për rrugën e Dukagjinit. Ndërtimi i saj do të fillojë pranverën që vjen.
Lajmi, përmes një video në rrjetet sociale, është dhënë nga biznesmeni me origjinë nga Shkodra, Gjergj Luca, djali i aktorit të madh, Ndrekës. Duke ditur ndjeshmëritë e tij për këtë vepër por edhe lidhjet me qeverinë aktuale, lajmi mund të konsiderohet i vertetë, gjithmonë për afatin.
Kandidati i PS- së Benet Beci, i cili është angazhuar personalisht për këtë projekt, ka thënë se loti i parë, Prekal- Lotaj, do të nisë brenda vitit të ardhshëm.
Megjithatë, Luca ka dhënë një afat më konkret. Nga ana tjetër, ai është shprehur i kënaqur që rruga do të ndërtohet mbi trasenë ekzistuese, teksa ka thënë se nuk bëhet fjalë për një premtim elektoral.