Ditën e sotme, siç ishte paralajmëruar, ka patur një ndryshim thuajse të menjëhershëm të motit. Në qytetin e Shkodrës ka patur një rënie temperaturash por edhe reshje të dobëta shiu.
Ndërkohë, në Velipojë, ndryshimi menjëhershëm i motit është reflektuar në det por edhe në breg. Dallgët kanë mbizotëruar në gjatësinë e vijës bregdetare por edhe erë mjaft e fortë.
Pas këtij ndryshimi të papritur të papritur të motit, lind pyetja: Përfundoi sezoni turistik në plazhin e Velipojës apo jo? Mbetet të shihet teksa vetëm 24 orë më parë, densiteti i pushuesve dhe amatorëve të plazhit, të kujtonte muajin gushti, si fluks.