Partia Socialiste, dega Malësi e Madhe, sapo ka shpërndarë për mediat spotin e saj elektoral. Është një video më pak se dy minuta, e cila paraqet kontrastin në Malësinë e Madhe, para dhe pas vitit 2015, kur Bashkia drejtohet nga Tonin Marinaj dhe në pushtetin qendror është Partia Socialiste.
“Ndryshimi ka ndodhur! Kontrasti sot me 8 vite më parë është i thellë, i dukshëm, i jashtëzakonshem. Votat për PS dhe kandidatin Paulin Sterkaj me 25 prill janë vota në drejtimin e duhur, janë vota për një Malësi më të bukur, më të zhvilluar, janë vota për të ardhme më të mirë të banorëve malësore në vendlindjen e tyre. Me 25 Prill votoni Nr- 12, PS dhe numrin 2 – Paulin Sterkaj.”, thuhet në tekstin e shpërndarë për mediat dhe që shoqëron edhe spotin, të cilin mund ta ndiqni më poshtë të plotë.