Nuk është normale! Kosto e një lëngu me shegë 50 lek! Kosto e një lëngu industrial 75 lek! Sot do ju lutem ta ndani këtë informacion me miqtë tuaj! Është stina e shegëve dhe ajo çfarë zgjidhni për familjen tuaj apo biznesin tuaj ndryshon shëndetin e konsumatorëve dhe ekonominë e atyre fermerëve që mbajnë familjen me këtë punë. Është në dorën tuaj.
Ju ftoj në Fishtë tek Pashk Prenga dhe Zef Fuga, të vini ti mblidhni dhe i merrni me çmim fantastik. Merrni familjen tuaj. Ose shkoni tek prodhues të tjerë të mrekullueshem nepër vend sikur Lushnja, Berati, Elbasani etj.
Kemi telefonata pafund nga prodhues të veriut dhe qendrës por ne jemi vetëm një restorant dhe nuk arrijmë të blejmë. Pashk Prenga 068 254 6996 | Zef Fuga +355 68 221 7595. Shumë faleminderit! /Publikuar në faqen zyrtare të “Mrizi i Zanave Agroturizëm” në Facebook/