“Në 24 orër, niveli i lumit Buna në zonën e Dajçit është rritur me një metër”. Kështu ka deklaruar administratori i kësaj njesia administrative në Bashkinë e Shkodrës, Gjovalin Darragjati. Si pjesë e strukturave të qeverisjes vendore, Darragjati ka qenë në monitorim të situatës pa ndërprerje.
Duke folur për situatën, Darragjati shprehet se gjendja është e frikshme, nëse niveli i ujit vijon të rritet. Po ashtu, ai flet për dëme nga përmbytja në pemë dekorative, foragjere por edhe kultura të tjera bujqësore. Administratori ka folur edhe për mungesën e energjisë elektrike në Dajç, fenomen që vazhdon prej kohësh.