Ditën e sotme, në prag të ndeshjes së rëndësishme me Teutën nesër në Shkodër, ka dalë para mediave drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmat. Në fakt, në fokus të fjalës së tij, ka qenë merkatoja e Vllaznisë por edhe lajmet që përhapen nga media të ndryshme. Ai ka përmendur edhe një emër konkret si Sindrit Guri, i cili u përfol si përforcim i Vllaznisë.
“Ai është nën kontratë në Belgjikë. Si mund të vijë ai në këtë periudhë tek Vllaznia në kushte 5 herë më të pakta sa i ka në kontratë atje”, ka kujtuar Djarmat. Ndërkohë, ai e ka thënë qartë dhe prerë: “Lajmet zyrtare për merkaton e Vllaznisë i gjeni në faqen zyrtare në Facebbok të Klubit ose duke më kontaktuar mua”, ka thënë drejtori Djarmat.
Ai ka folur edhe për prurjen më të re të Vllaznisë, ish- futbollistin e Tiranës Abdiaj, i cili pasi ka prishur kontratën me bardheblutë, është zyrtarisht i Vllaznisë. Futbollisti është njohje e vjetër e trajnerit Brdaric, pasi kanë patur kontakte në Gjermani. Duke folur për Dungën, ai ka thënë se sot ka aplikuar për vizë shqiptare dhe shpresojmë të vijë shpejt. “Nuk kemi penguar asnjë futbollist që nuk është i kënaqur apo ka minutazh të paktë të largohet”, ka përsëritur drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmat. /ShkodraWeb Media/
LEXONI EDHE: