Ditët e fundit Shkodra si rajon po përballet me vështirësi të shumta për shkak të motit. Në zonën fushore janë përmbytjet ato që sjellin jo pak probleme për qindra familje.
Ndërkohë, situata nuk është aspak e lehtë edhe në zonat e thella marole. Reshjet e borës dhe shiut, shoqëruar me uljen e temperaturave, kanë krijuar problematika të shumta duke vështirësuar jetesën.
Si në zonën fushore ashtu edhe atë malore, vështirësitë shtohen me mungesën e energjisë elektrike si pasoje e defekteve që lidhen me kushtet e rënduara të motit.
Ndërkohë, gazetarja Merisa Gjoni ka përcjellë një shembull konkret të një elektricisti, i cili sfidon motin me ngricë, acar e temperatura të ulta për të rikthyer energjinë në zonën e Thethit në Dukagjin.
Pamjet nuk kanë shumë nevojë për koment, teksa është i dallueshëm edhe rreziku për jetën për Aleks (Leonardo) Nika, djali i një ish polici, i cili është elektriçist në Njësinë Administrative Shalë. Në kushte ekstreme ai po punon për rikthimin e energjisë elektrike në fshatin Theth, duke marrë sigurisht falenderimet e banorëve të zonës. /ShkodraWeb/