Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër” shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit me patrulla toksore dhe duke përdorur dronë për monitorim ajror, në njësinë Administrative Bërdicë, në fshatin Trush, kanë konstatuar se në mes të një parcele me misër ishin kultivuar bimë kanabis.
Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Ahmet L., 67 vjeç, banues në fshatin Trush, i cili po kujdesej për 215 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Gjithashtu gjatë kontrollit të territorin me dron në njësinë administrative Pult u gjetën dhe u asgjësuan 146 bimë kanabis.