Një situatë të zymtë, një Lushnjë të lënë në derexhe të fundit ka përshkruar deputeti i PD-së Saimir Korreshi në seancën e sotme parlamentare. Ai tha se spitali i Lushnjës bën vetëm synetllëqe dhe nga dy herë apandesitin, kirurgëve iu bie djersa mbi plagën e pacientit sepse nuk kanë kushte dhe qytetarët janë ata që e vuajnë.
Korreshi foli për më tej për gjendjen e shkollave po në këtë qytet, ku tha se në një shkollë elitare tualeti është me qenefit me halen.