Kantautori shkodran Luiz Ejlli, ka publikuar sot në rrjetet e veta sociale një video të veçantë. Së bashku me bashkëshorten Kiara Tito, siç dihet, ata janë në “pritje të ëmbël” të një vajze.
Gjatë qendrimit në shtëpinë e BBVip, Ejlli ka shfaqur publikisht dashurinë për fëmijët, për të patur disa me partneret e tij, ndërsa tashmë edhe pak, së bashku me Kiarën, do ti gëzohen ardhjes në jetë të vajzës.
Sot Luizi, ka bashlëbiseduar me vajzën e tij, duke u afruar, vënë veshin për “ta dëgjuar” por edhe puthur atë në barkun e Kiarës. Është një dialog i shkurtër, mjaft interesant por ku nuk mungojnë as notat e humorit.