Qytetit të Shkodrës, i është rikthyer edhe një tjetër orë, pas asaj në pallatin që ishte pagëzuar prej dekadash “Tek Sahati”. Sonte është rikthyer funksional dhe me ndriçim natën, edhe Sahati i Inglizit, në kullën në qendër të qytetit.
Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Benet Beci, i cili ka publikuar edhe një video në rrjetet e tij sociale.
“Sahati i Inglizit nga sonte ka orën e tij, duke i dhënë këtij monumenti të trashëgimisë kulturore të Shkodrës rëndësinë që meriton. Një punë fantastike e punonjësve të bashkisë që rikthyen në identitet këtë pasuri për qytetin tonë. E gëzofshim!”, shkruan Qytetari i Parë i Shkodrës, Benet Beci.
Puna për rikthimin në funksion të këtij simboli të Shkodrës, kishte nisur prej kohësh, ndërsa sonte duket se ka përfunduar. Veç funksionalitetit, rikthimit të një simboli të qytetit, Sahatit të Inglizit do ti shtohet edhe një tjetër vlerë, duke e sjellë më në vëmendje si atraksion turistik për vizitotë vendas e të huaj