Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se në ditët në vijim selia blu do të nxjerrë fakte se edhe tre kryebashkiakë të tjerë kanë “hije në bografi”. Në takimet që ka zhvilluar ditën e sotme me degët e PD-së në Lezhë dhe në Dibër, Bardhi tha se dy kryebashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit kanë të shkuar kr.iminale në qarkun e Dibrës, e ndërsa dyshimet janë edhe për një tjetër në qarkun e Lezhës.kr
Ai u ndal të komentonte zhvillimet e fundit nga kronika e zezë, sipas së cilit ngjarjet kr.iminale do të marrin fund kur të mos kenë mbrojtje nga politika, siç po ndodh aktualisht.