Zbulohen të tjera detaje nga mbytja tragjike e një 10-vjeçari në plazhin e Portonovës në Zvërncec, tek i njëti vend ku u mbytën një muaj më parë tre të rinj, dy kushërira dhe një djalë nga Tetova që hyri për t’i ndihmuar.
Dy fëmijët janë kapur në befasi nga rryma që ka filluar t’i tërheqë në brendësi dhe kanë tentuar të dalin. Njëri prej tyre, siç raporton gazetari Enrik Mehmeti për BalkanWeb ka arritur të dalë në breg, ndërsa djali tjetër nuk ka mundur.
Sipas të njejtave burime, nëna e djalit të mbytur kur ka parë shokun e të birit në breg është nisur me vrap për ta shpëtuar, por i ka rënë të fikët në breg të detit.
Ajo është transportuar në gjendje shoku në spitalin e Vlorës. Në gjendje shoku është edhe fëmija tjetër, që siç raportohet kishte pirë edhe shumë ujë nga lufta me dallgët.