Policia ka shkuar në banesën e truprojës së kryetarit të PD, Sali Berisha, për ta arrestuar.
Motivi i ndalimit të shoqëruesit të liderit të opozitës ka qenë se ai ka neutralizuar agresorin që goditi me grusht Sali Berishën sot gjatë protestës në Bulevard.
ShkodraWeb sjell pamje të kamerave të sigurisë nga momenti kur te banesa i truprojës së Berishës mbërrijnë tre efektivë policie.
Ata i komunikojnë atij se duhet të shoqërohet në komisariat me urdhër nga lart.