Kryeministri i vendit Edi Rama në një komunikim live në “Facebook” shkruan se duke nisur nga data 1 qershor do të hapen kufijtë tokësor me shtetet fqinje, për të gjithë shqiptarët.
“Ka shumë që më shajnë për fashot e orareve. Gjitha masat tona varen nga sjellja e njerëzve ndaj korona virusit. Kemi hequr fashon fare në zona të gjelbërta. Dita e shtunë dhe e diel kanë më shumë rrezik ekspozimi. Ne kemi marrë masa dhe prandaj edhe rezultatet janë më të mira. Tani kanë nisur pretendimet se bota qenka hapur dhe ne kemi mbetur mbyllur.
Në fazën dy kemi hapur shumë fashot e orareve. Ne kemi bërë histori suksesi që do të shkruhet në librin e historisë së këtij vendi e kësaj pandemie. Duke nisur nga e hëna, 1 qershor do të hapim kufijtë tokësor për të gjithë shqiptarët. Por nuk do të hapim plazhet. Nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë hapur plazhet”, tha Rama.
Edi Rama më tej njoftoi se më datë 1 qershor do të hapen plazhet për hotelet, kurse ka shtuar se më datë 10 qershor do të hapen plazhet për të gjithë shqiptarët.
“Do hapim plazhet pas 1 qershorit për hotelet dhe më datë 10 qershor për të gjithë qytetarët. Fundjava pa makina do të mbetet edhe dy javë. Deri në fund të muajit do të hapim transportin publik, por pjesë – pjesë. Shumë shpejt do të publikojmë planin tonë për rimëkëmbjen ekonomike. Duam që vitin e ardhshëm të shënojmë ecje përpara.
Do të nisim edhe transformimin social e urban në zona si Durrësi, Thumana, Shijaku etj. Duam të mbyllim aeroportin e Vlorës, Sarandës. Do kemi nisur punën në terren edhe në Lezhë, në disa zona të Vlorës. Duhet durim dhe besim. Ne nuk jemi më të mirët, por më mirë se ne nuk ka. Shqipëria është bërë vend më i respektuar nga se ishte më përpara”, u shpreh Rama.