Megi Topalli dhe Angjelin Serreqi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare me një dasëm, ashtu siç e do tradita. Një event që në Shkodër por edhe më gjërë, nuk mund të kalonte pa vëmendje.
Ndërsa më herët ka qenë vetë Megi, vajza e ish- kryeparlamentares Jozefina Topalli, që ka shpërndarë disa foto e veshur nuse, bashkë me Angjin e saj, kanë nisur të qarkullojnë edhe video të eventit.
Në një prej tyre, Megi dhe Angji, siç i thërrasin familjarët e miqtë e ngushtë, shihen teksa dalin nga dera e Kishës Françeskane në Shkodër, ku mesa duket është celebruar edhe pjesa fetare e dasmës, me kurorën e shenjtë.
Në vijim, shihet një atmosferë shumë festive në një nga lokalet e hapura në Shirokë, ku vëmendjen e rrëmben sërish çifti, i cili vallëzon e kërcen i rrethuar nga të afërm dhe shoqëria e tyre. Nuk kanë munguar as personazhet VIP nga Shkodra, Tirana e më gjërë.
Rezarta Smaja është këngëtarja që ndez më shumë atmosferën, në një ditë që do mbetet e paharruar jo vetëm për çiftin por edhe familjet Topalli e Serreqi, ndër më të njohurat e Shkodrës. Shumë urime Megi& Angji! Jetë të lumtur bashkë me dy djemtë tuaj!