Zjarret në Malësinë e Madhe, kryesisht në zonat e thella malore shpesh herë janë kthyer në një shqetësim. “Ndërhyrja e shpejtë e repartit MZSH- së, efektivëve të tjerë dhe Bashkisë Malësi e Madhe, shprehet kryetari i kësaj bashkia Tonin Marinaj ka bërë që zjarret të jenë nën kontroll dhe të neutralizohen në kohën e duhur. Pjesa më e madhe e zjarreve thotë kryebashkiaku Marinaj janë të qëllimshëm por mbetet i vështirë identifikimi i autorëve.”.
Pavarësisht investimit tek ujësjellësi në Malësinë e Madhe sërish gjatë muajve të verës shfaqen probleme të ndryshme për shkak të konsumimit të shtuar dhe për ta zgjidhur këtë problem thotë kryebashkiaku Marinaj po mendohet ndërtimi i një stacioni pompimi në mënyrë që të ketë ujë të bollshëm edhe gjatë verës.