Nga Shkodra do të nis procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin. Për herë të parë në këtë proçes është zgjedhur edhe zona përgjatë liqenit të Shkodrës, në Shirokë dhe Zogaj. Ka qënë vetë ministrja Albana Koçiu, e cila ndau këtë lajm në një inspektim që bënë së bashku me kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Beci në zonën e Shirokës.
Për Kryetarin e Bashkisë Shkodër, nisja e këtij proçesi është tejet e mirëpritur e aq më tepër në këtë periudhë përgatijesh për sezonin turistik. Ndërkohë, i gjithë proçesi është shpjeguar nga drejtorja e përgjithshme Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini.
Proçesi i dezinsektimit në të gjithë vendin rikthehet pas një ndërprerje pas pandemisë, ndërkohë që pikat turistike të Shkodrës janë të parat që nisin një proçes të tillë.