Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Me datë 05.10.2017, në orën 20:25, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur “Ura e Thive”, lagje “Ndoc Mazi” Shkodër, ka ndodhur një aksident.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje ku kanë konstatuar se një mjet tip Benz me targë AA 299 OT me drejtues A. K. është përplasur me motorrin tip Indian me targë AF 254 drejtues L. H. 50 vjeç, si pasojë ka mbetur i demtuar rendë drejtuesi i motorrit.
Drejtuesi i mjetit Benz u shoqërua në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”. /ShkodraWeb/