Ne Shkoder ka nisur vaksinimi i mesuesve, ne sistemim parauniversitar. 1350 mesues te ketij sistemi te ndare sipas nje grafiku, por ka edhe mesues te cilet refuzojne te vaksinohen me vaksinen AstraZeneca.
Edhe pse jo e detyrueshme vaksina anti-covid mesuesit refuzues duhet te plotesojne nje formular ku tregojne arsyet e refuzimit te vaksines AstraZeneca.
Per Drejtoren e Njesise se Kujdesit Shendetesor Shkoder, Xheni Halili, kjo behet qe te shmangen spekulimet se nuk ju eshte ofruar vaksinimi.
Ndersa sa i perket mundesise se vaksinimit me vaksinen Pfizer ajo shprehet se Ministria e Shendetesise ka planifikuar vaksinimin e gjithe mesuesve me vaksinen AstraZeneca dhe jo me vaksinen Pfizer.
Nga ana tjeter Drejtorja e Zyres Vendore te Arsimit Shkoder, Bledjana Osja, shprehet se nuk ka arsye te kete penalitete pasi arsyet e vaksinimit nga mesuesit jane te ndryshme. Dhe se vaksinimi nuk eshte i detyrueshem kjo tregon se nuk ka dhe nuk do kete penalitete…
Ndersa vete mesuesit te cilet jane vaksinuar shprehen se ka kolege te tyre qe refuzojne vaksinen AstraZeneca.
Nuk ka nje shifer te mesueave refuzues te vaksines AstraZeneca. Ndersa ne Qendren e vaksinimit Shkoder nuk shihet fluks i mesuesve, te cilet jane ndare nga 4 shkolla te cilat kane diten e caktuar se kur do vaksinohen. Proces qe pritet te zgjase per 14 dite me radhe. /TV Rozafa/