Rruga e Dukagjinit, ka qenë një nga kryetemat e fushatës elektorale të 14 majit për Bashkinë Shkodër. Banorët e asaj zone por edhe ata që banojnë në qytet me origjinë nga ajo zonë, kanë kërkuar ndërtimin e saj.
Teksa projekti kërkon një investim mjaft të lartë në vlerë monetare dhe që mund të përballohet vetëm nga qeveria shqiptare, banorët kanë kërkuar që kjo rrugë të mirëmbahet deri sa të nisë ndërtimi i saj.
Mesa duket, ky proces tashmë ka nisur. Ka qenë kryebashkiaku Benet Beci që ka shpërndarë një video të shkurtër, ku shihet një mjet i rëndë duke punuar, me gjasë duke zgjeruar rrugën por edhe larguar mundësinë e rrëshqitjes së masivit shkëmbor nga lartësisë.
“E gjeni dot ku po punojmë? Një ndihmë e vogël: filluam nga Prekali drejt Kirit, që mos të na zërë dimri.”, shkruan kryebashkiaku Benet Beci në publikimin e tij në Facebook.