Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Një ekip profesionistësh po bën vlerësimin e problemeve teknike të sistemit të ngrohjes së Teatrit “Migjeni”.
E papranueshme që një institucion i të tilla niveleve të mos siguronte kushte optimale për trupën e aktorëve, por edhe për spektatorin shkodran.
Diskutuam nga afër me punonjësit e mirëmbajtjes edhe për ambiente të tjera të teatrit, për të cilat shumë shpejt presim të kemi lajme të tjera të mira dhe përveç mbështetjes që po jep bashkia të kemi mbështetje edhe nga donatorë e institucione qendrore.