Këtë të hënë ka nisur zyrtarisht viti i ri shkollor në të gjithë Shqipërinë. Arsimi parauniversitar ka startuar edhe në shkollat e Bashkisë Shkodër, ku janë organizuar ceremoni mirëseardhje.
Në shkollën “Edith Durham”, ka qenë e pranishme drejtorja e ZVAP Shkodër Brisela Kadija, e shoqëruar edhe nga prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni.
Këtë vit ulen në bankat e dijes në shkollat e Bashkisë Shkodër mbi 14 mijë nxënës, nga të cilët 1220 nisin pikërisht sot rrugëtimin e gjatë të dijes.