Të hënën e 9 shtatorit, starton në mbarë vendin arsimi parauniversitar. Në bankat e shkollës në Bashkinë e Shkodrës, do të ulen 14204 nxënës, nga të cilët për herë të parë nisin rrugëtimin shkollor 1220 nxënës në arsimin publik dhe atë jo publik.
Krahasuar me një vit më parë, ka një rënie të numrit të nxënësve që rikthehen në bankat e arsimit parauniversitar. Ndërsa në vitin shkollor 2023- 2024 kishte 15473, sivjet janë 1269 nxënës më pak.
Ndërkohë, në 19 shkolla në territorin e Bashkisë Shkodër, nuk do të ketë nisje të mësimit në klasat e para të fillores. Kryesisht këto shkolla janë në zonat malore por ka edhe në zona fushore.