Si në të gjithë vendin, edhe në Bashkinë e Shkodrës sot ka nisur viti i ri shkollor parauniversitar. Në të gjitha shkollat ka patur një atmosferë të gëzueshme, ku binin në sy lulet në duart e nxënësve, të gatshëm për t’ua dhuruar mësuesve të tyre.
Kryebashkiaku Bardh Spahia dhe drejtorja e ZVA Shkodër Sindis Sulja, kanë zgjedhur gjimnazin “Jordan Misja” për të uruar një vit të ri shkollor sa më të mbarë për të gjithë nxënësit e të gjitha niveleve.
Ata kanë zhvilluar edhe një takim të shkurtër, në formën e bashkëbisedimit me trupën pedagogjike, duke diskutuar mbi problematikat e mundshme që shoqërojnë këtë start të vitit të ri shkollor në Shkodër.
Këtë vit shkollor gjimnazi “Jordan Misja” e nis me ndryshime të shumta, me një ndërharja nga Bashkia e Shkodrës, duke plotësuar të gjitha kushtet për nxënësit. Për kryebashkiakun Spahia, gjimnazi “Jordan Misja” ka një emocion më shumë sepse në ato banka ai ka kryer shkollën e mesme.