Në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në DPPSh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, niset me ambulance drejt Tiranes i plagosuri Gjin Guri. Mësohet se ka marrë tre plumba në këmbë dhe një në kokë. Pas mbërritjes në Spitalin e Shkodrës, mjekët kanë menduar që ai të dërgohet në kryeqytet për mjekim më të specializuar.