Me banorët e rajonit nr.3 e zhvilloi takimin e radhës kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” Bardh Spahia.
Duke i dhënë mbështetjen e tyre për këtë garë dhe duke shprehur bindjen se Shkodra do të japë mesazhin e fortë në të gjithë Shqipërinë me 6 mars, ata i kërkuan Spahisë që nën drejtimin e tij, kryeqendra e veriut të marrë vemendjen e merituar.
Një bashki pranë qytetarëve, duke i dhënë zgjidhje problematikave që sot hasim, premtoi kandidati Spahia, i cili kërkoi prej banorëve të rajonit 3, por edhe mbarë bashkisë Shkoder të mbështesin alternativën më të mirë për ta, koalicionin “Shtëpia e lirisë”.
Vota për nr.2 dhe koalicionin “Shtëpia e lirisë” është votë e një mirëbesimi që do ta drejtojë Shkodrën në rrugën e duhur, e jo duke ja besuar atyre që shiten kauza, e nëpërkëmbën këtë qytet në 8 vite.