Jona Leqejza, këshilltare bashkiake e PS- së Shkodër, ka dalë para gazetarëve duke iu përgjigjur kryetarit të Opozitës Lulzim Basha, lidhur me akuzat për masat financiare lehtëesuese për Covid- 19 në Bashkinë e Shkodrës. “Sa i takon ekonomisë së bizneseve në Shkodër, shpresova dhe bëra thirrje që të tejkaloheshin ndasitë politike. Ata këshilltarë të Këshillit Bashkiak mund të bënin një vepër të mirë, për të hequr detyrimet lokale.
Ta bënin pa presion. Unë e di se ata kanë pasur presion. Të paktën ne ato momente të fillimit të krizës, shpresoja shumë që do ta ndanin politikën e përditshme nga hallet e mëdha që po pllakosin shqiptarët dhe Shqipërinë.”, u shpreh Basha dje në takimin me përfaqësues të biznesit në Shkodër.
Ditën e sotme, në emër të Këshillit Bashkiak Shkodër, i është përgjigjur Jona Leqejza. Para gazetarëve, Leqejza ka bërë një kronologji të nismave dhe qasjeve të Këshillit Bashkiak lidhur me lëhtësimet fiskale për shkak të pandemisë, ndërsa ka përcjellë edhe disa mesazhe në distancë për Bashën e Partinë Demokratike.
DEKLARATA E JONA LEQEJZA
Ne cilesine e anetares se komisionit te financave, buxhetit dhe aseteve publike si dhe nje nder propozueset e ndryshimeve te projektvendimit per faljen e tarifave vendore per vitin 2020 per shkak te gjendjes se fatkeqesise natyrore nga pandemia e Covid 19, deshiroj te sqaroj qytetaret shkodrane per deklaraten e zotit Basha diten e djeshme per çeshtjen. Nuk deshirojme te kontestojme permbajtjen e deklarates tij, pasi deklarata te tilla te paverteta duhet te qasen vetem me ane te sistemit gjyqesor me padi per shpifje, gje me te cilen forca politike qe ai drejton tashme eshte mesuar me te, por detyren e vertete e kemi ndaj qytetareve te Shkodres dhe ato duhet ti bejme me dije se si qendron e verteta persa i perket faljes se tarifave vendore per vitin 2020.
Keshillit Bashkiak Shkoder iu paraqit per shqyrtim nje projektvendim ku propozohej falja e taksave dhe tarifave per te gjitha kategorite e taksapaguesve ne Bashkine shkoder. Projektvendimi mbante daten 19 mars dhe ne permbajtjen e tij ishte e perfshire edhe nje thirje per shpalljen e gjendjes se fatkeqesise natyrore, nje çeshtje qe nuk i perket aspak Keshillit.
Ky vendim u shqyrtua ne mbledhjen e prillit te 2020-tes ne nderkohe ishte shpallur gjendja e fatkeqesise natyrore dhe ne projekt vendim per rezultat nuk behej as reference dhe as shqyrtim i asnjerit nga aktet normative qe pasuan.
Per kete arsye, per shkak se Keshilli Bashkiak nuk ka tager te anulloje taksat, ndryshe nga tarifat te cilat i kontrollon, per shkak se referencat ligjore nuk ishin te azhornuara sipas kuadrit ligjor perkates, Keshilli e ktheu per rishikim projektvendimin per korigjim, duke shprehur njeherazi vullnet per ta realizuar nismen por ne formen e duhur. Se paku, me menyren jo profesionale si ishte pergatitur projektvendimi, ai rrezikonte qe mos te merrte shprehje ligjshmerie dhe çdo perpjekje do ishte e pavlere dhe deshira e mire i paleve per t’ju gjendur afer qytetareve ne kete kohe te veshtire do te ishte i pavlere, per teknikalitete.
Gjithashtu Keshilli Bashkiak Shkoder duke konfirmuar ne menyre te vazhdueshme vullnetin e tij per lehtesimin e barres fiskale per qytetaret dhe bizneset e qytetit tone, per shkak te gjendjes se krijuar nga Pandemia, miratoi dhe nje Rezolute, duke i shprehur Kryetarit te Bashkise, vizionin tone per faljen e disa detyrimeve por sigurisht nepermjet nje qasjeje diferencuese te ketyre kategorive.
Deri ne qershor te ketij viti, kur u miratua ky projektvendim, Bashkia nuk ka nderruar qofte edhe nje presje te tij sipas kerkesave tona per korrektese ligjore dhe formale dhe Keshilli eshte detyruar ta ndryshoje dhe te reflektoje modifikimet e kerkuara.
Per pasoje, ne qershor 2020, Keshilli Bashkiak ka marre vendim per:
- Perjashtimin nga tarifat vendore per nje periudhe 3 mujore te gjitha kategorite e bizneseve me xhiro deri ne 14 milion si dhe OJF-te e institucionet
- Perjashtimin e tarifave vendore per 6 muaj, jo 3 muaj siç ishte propozimi nga Kryetarja e Bashkise, per invalidet e punes, te semuret paraplegjik e tetraplegjik, kryefamiljare pensioniste, dhe kryefamiljare gra.
- Sigurisht edhe shtyrjen e afatit te pageses deri ne tetor 2020 pa gjeneruar gjoba per ti dhene sadopak frymemarrje ekonomise e cila vetem ne qershor filloi pak te gjallerohej pas lehtesimit te masave te gjendjes se fatkeqesise natyrore.
Prandaj dhe jemi te detyruar te informojme qytetaret se keto tarifa sa me siper jane falur per to, e nese nuk i rezulton keshtu duhet te drejtohen sa me pare organeve te Bashkise dhe te bejne ankese dhe apelim.
E gjykojme te turpshme dhe jo etike nje deklarate te tille qe te mohoje nje akt legjislativ i cili se paku eshte i publikuar ne faqen e internet te bashkise, per te mos thene per ekspozimin mediatik qe ka patur ne kohen kur eshte miratuar. Megjithate, nje deklarate e tille, na duket ne linje me deklaratat e tjera te Partise Demokratike per taksimin e sheshte, pikerisht nje muaj perpara se taksimi per bizneset me xhiro nen 10 milion lek behet 0. Me te drejte na lind pyetja, sa perqind e 0-s do jete taksa e sheshte qe propozohet?
Se fundmi, duhet te informojme publikun se shume Bashki kane shtyre afatin e pagesave te tarifave dhe jo falur ato. Bashkia Shkoder me vullnetin e Keshillit Bashkiak eshte nder te vetmet qe e ka ndermarre kete nisme. Por edhe te pretendosh te falesh nje te katerten e buxhetit pa bere me pare asnje vleresim e hulumtin nderkohe qe ankohesh çdo dite se Shkodra s’ka para e s’ka investime nga buxheti qendor, eshte pak burrni e tepruar, dhe kjo vetem e vetem per te marre vota e merita qe i sherbejne vetem egos personale e jo qytetarit, pasi buxheti i munguar eshte sherbim i munguar, kete nuk duhet ta harrojme. Keshilli eshte treguar i matur dhe konservator, por njeherazi edhe dashamires dhe nuk eshte aspak etike nga asnje force politike, cilado qofte ajo, te manipuloje qytetaret duke mbjellur te paverteta dhe te perdore asetet dhe te drejtat e ekspozimit qe te jep posti publik per qoka e ndere te vogla.