Një grua me dy femijet e saj të mitur në fshatin Dajç të Lezhës kanë përjetuar terror në oret e para të mëngjesit të së premtes, pasi banesa e tyre u kontrollua nga policia. 3 pjestarët e familjes Gjinaj kanë qenë në gjumë dhe kanë dëgjuar zhurmë, e më pas kanë parë efektivet e policisë me maska dhe të armatosuar në oborrin e shtëpisë.
Zonja e shtëpisë Kristina Gjinaj tregon se blutë kane tentuar të hynë nga dritaret duke dëmtuar edhe pronen e tyre. Pavarësisht frikes, ajo ka hapur deren duke u perballur me forcen e tyre, por pa i dhene asnjë shpjegim për situaten e krijuar. Pas largimit te policise, ajo ka lajmeruar bashkshortin që ndodhej si punetore në Mal te Zi duke i kerkuar që të kthehej përshkak të frikes që kishin perjetuar dhe traumes që kanë pësuar fëmijet e tyre 14 dhe 16 vjec.
Kryefamiljari Artan Gjinaj është kthyer menjehere nga Mali i Zi dhe ka kërkuar shpjegime, por që ende nuk i ka marrë. Ai thote se nuk ka asnjë problem dhe se nuk e di arsyet e këtyre veprimeve që atij i janë thenë se janë të policisë, por ende nuk është sqaruar.
Policia e Lezhës ka bërë me dije se nuk është në dijeni dhe nuk ishin pjesë e operacionit, por nuk ka saktësuar për arsyet e këtij kontrolli në banesë, ku brenda saj ndodhej vetëm një grua me dy fëmijet e mitur. /Nga Elvis HILA/