Para pak minutava nje person ne Shkoder, 22- vjecari nga Klosi Xhavahir Balaj ka tentuar vetevrasjen. Ai ka zgjedhur nje pallat ne hyrje te Shkodres, duke kercenuar se do te hidhej. Personi ne fjale ka qendruar ne majen e nje pallati 10- katesh, ne afersi te ish- Bexhistenit ne Shkoder. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forca policie dhe ambulanca e spitalit. Deri tani, ka nje version se Balaj tentoi aktin ekstrem pasi e la e dashura dhe pajtimi mes tyre ka deshtuar edhe pse 22- vjecari kishte 3 jave ne Shkoder. Sic shihet nga pamjet, behet fjale per nje te ri ne moshe, i cili eshte shoqeruar nga forcat e policise, pasi ka qendruar rreth 1 ore ne maje te pallatit dhe me pas eshte bindur te mos i jape fund jetes. Video ne vijim… /ShkodraWeb/