Në përfundim të takimit me kryetarët e bashkive në stadiumin “Loro Boriçi”, kryeministri Edi Rama ka bërë një shëtitje në rrugët e Shkodrës. I shoqëruar nga kryebashkiaku Beci, ai është ndalur dhe është takuar me mjaft qytetarë.
Ndërkohë, mjaft shkodranë kanë dashur të fotografohen me të, një pjesë mosha të reja. Rama është ndalur me të gjithë, duke ua plotësuar d[shirën, duke buzëqeshur dhe bërë edhe batuta.
Videon e shëtitjes e ka publikuar vetë ai në rrjetet e tij sociale, shoqëruar me një fjali të thjeshtë. “N’Shkodër siç ma ka anda”, shkruan shefi i qeverisë, i cili ka kaluar një ditë të plotë në këtë qytet, duke darkuar edhe në një nga lokalet e tij.