“N’Sofrën Shkodrane” është ky eventi që do të prek Shkodrën në datat 15-16 Dhjetor, në kuadër të Festivalit të Kulinarisë të financuar nga Bashkia Shkodër. Një promovim i Shkodrës në shumë dimensione jo vetëm për resurset turistike por edhe për gastronomine.
Kjo nisëm ka bërë bashkë biznesin dhe pushteitn vendore për ti përcjellë opinionit të gjërë atë çfarë ofron Shkodra edhe në këtë drejtim. Per koordinatoren e eventit, Brunilda Liçaj, ky aktivitetet vjen pikërisht në këtë periudhe dhe në kuadër të atmosferës festive në “Gzo n’Shkodër”.
“N’Sofrën Shkodrane” në kuadër të Festivalit të Kulinarisë i cili do zhvillohet në datat 15 dhe 16 dhjetor në Shkodër. Pervec promovimit, në mbrëmje është menduar edhe organizimi një koncerti festiv në sheshin para bashkisë Shkodër.