Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë se nuk do të lejojë askënd që të mbajë peng PD-në. Sipas tij do të ketë vetëm një Kuvend dhe një parti dhe se mbledhja e Kuvendit Kombetar do të mbahet në 18 dhjetor.
“Kuvendi Kombëtar do të mbahet më 18 dhjetor dhe jam krenar për vendimin e Kryesisë pas pothuaj 6 orësh diskutimesh, dua t’i falënderoj të gjithë, pavarësisht prej mendimeve apo votës së tyre, për përkushtimin që demonstruan dhe për legjitimimin e plotë të besimit që u kanë dhënë demokratët. Një parti, një kuvend më 18 dhjetor dhe e sigurt është që nuk do të lejoj askënd ta mbajë Partinë Demokratike peng”, tha Basha.
Shumica e kryesisë së Partisë Demokratike vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 dhjetor.
Propozimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori 26 vota pro, 3 vota kundër të anëtarëve Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Aldo Bumçi, 3 abstenim, 4 nuk moren pjese në votim, 2 mungonin.