Një postim të gjatë në Facebook të mbushur me falenderime dhe një video nga zyra që mbajti për më shumë se dy vite, do të bënte sot Erion Braçe. Por, mes deklaratave bombastike se nuk kishte hyrë si hajdut dhe as po dilte si hajdut nga qeveria, në një postim FB-je që ngjan më shumë si hartim, Erion Braçe nuk gjeti vend të falenderojë shefin e tij, Edi Ramën.
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar ditën e sotme pamjet nga largimi i tij nga zyra që mbante në Qeverinë ‘Rama 2’. Me anë të një mesazhi në facebook, Erion Braçe thekson se është mbyllur marrëdhënie në qeveri, madje ka publikuar dhe një video me karrigen e zyrës të kthyer përmbys!
Në mesazhin e tij, Erion Braçe thekson se nuk “hyri si hajdut në qeveri dhe nuk doli si hajdut prej saj”.
“NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT! Ne 2 vite e gjysem kuptova qe e gjitha eshte ceshtje vullneti, te vjedhesh ose jo, te lejosh te vjedhin ose jo; patjeter ceshtje drejtesie. SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA!”, shprehet Braçe.
Ai thekson se këtë post në qeveri nuk e ka dashur kurrë dhe se marrja e kësaj detyrë iu kërkua.
Erion Braçe thekson se ndonjëherë ndihej si drejtor gjimnazi që rri në dezhurn, dhe se ka qenë i kufizuar në shumë veprime për shkak të Kodit të brendshëm të Etikës.
“Te premten qe shkoi puna ime ne #qeveri u mbyll; marredhenia e krijuar nga deshira per ti sherbyer njerezve ne ate nivel mbaroi; Mbase edhe me heret, qyshkur u kufizua ne limitet e rutines qe here me ngjante me dezhurnin ne gjimnaz dhe, heren tjeter me detyrimin per te respektuar nje kod etike me marredhenie brenda. Nje pervoje e cuditshme pushteti, pervoje karrigeje, e komplikuar, qe as e doja e as e kerkova-ma kerkuan, as e pranova si te tille e as me pranoi.
Por e vlefshme gjithesesi; Nga jashte nuk do ta kisha njohur kurre deri ne detaje. Madje edhe veten, vene ne prove kush e di sa here nga dallimi mes asaj qe vjen si deshire, strukturohet si mendim, arrin ne veprim dhe tamam ketu behet i pamundur, madje edhe tjetersohet, shoqeruar nga pamundesia per te folur, spjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik. Nje gje ja them kujtdo ama: Pata lirine te kondershtoj, te them JO; Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur çdo vendim ne favor te se mires publike, ashtu sic kam firmosur formalisht, sipas ligjit per shkak te kryesimit te mbledhjes, shoqeruar me mendimin tim kundërshtues ne perputhje me parimet e bindjet e mia;
NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT!
Ne 2 vite e gjysem kuptova qe e gjitha eshte ceshtje vullneti, te vjedhesh ose jo, te lejosh te vjedhin ose jo; patjeter ceshtje drejtesie. SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA!
Sot eshte gjithashtu tamam dita qe te falenderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte, Ejanen, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian; Kane perballuar gjithcka, nga pergatitjet per mble dhjet e qeverise tek cdo proces ligjor e jo vetem ne administaten publike, sherbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit te parase se zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit te qendrueshem, perdorimin e parase publike dhe rregullat e reja te prokurimit publik…
Ju jam shume mirenjohes per gjithe sherbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, te drejte e te ndershem! Nderkohe, dua te falenderoj drejtuesit e agjencive te perfshira ne keto procese, Tanin per Fzhsh, Albanen per Dap, Lorinin per Adisa, Reiden per App, Elvisin per drejtorine e parandalimit te pastrimit te parave te pista;
SHUME FALEMINDERIT PER PUNEN, BASHKEPUNIMIN GJITHASHTU! Nje falenderim te posacem kam per dy njerez me te cilet ndava ditet por edhe punet, mendimet dhe kundershtimet, Valin dhe Engjellin!
Koleget e mi ministra per gjithe cfare ndame e beme bashkerisht!
Ambasadoren Yuri Kim per nxitjen, mbeshtetjen, vleresimin; amabasadorin Luigi Soreca per bashkepunimin, koordinatorin e perherehem te Okb, drejtuesen e Undp, ambasadoret e Osce, ambasadoret e Italise, Gjermanise, Austrise, ambasadorin e Zvicres; Ju jam shume mirenjohes per punen tuaj! Erionin, Martinin e Arjanin qe ishin cdo dite me mua!
E di, ka plot njerez qe prisnin shume me teper nga une ne kete detyre; Nje pjese te drejta, nje pjese edhe per shkak te mendimit se nje titull i tille eshte pushtet, fuqi pa kufi, madje duke cenuar kufijte e ligjit apo dikujt-institucion, tjeter. E MUNDA TUNDIMIN TE ISHTE KESHTU E TE ISHA I TILLE!
Edhe pse shpesh doja ta beja krejt ndryshe, ne menyren time!
I kerkoj ndjese kujtdo qe u zhgenjye prej pritshmerive, por keto ishin mundesite. Ne duam gjithcka, edhe une, por ligji dhe interesat e gjera e te perhapura, vendosin kufij te drejte ne nje ane dhe te padrejte ne anen perballe!
Keshtu, beteje eshte, vazhdon; Nje dite tjeter, ne nje vend tjeter!”, thekson Braçe.