Vetëm fitore edhe në ndeshjen me Kastriotin në Shkodër. Vllaznia e ka të qartë objektivin edhe për “finalen” e radhës drejt ëndrrës për të qendisur një yll në fanelën e saj. Para mediave kanë dalë trajneri Brdariç dhe futbollisti Marku.
Tekniku gjerman është uruar fillimisht për ditëlindjen, të cilën e feston pikërisht sot. Ai ka folur shkurt, duke thënë se lajm i mirë është se të gjithë lojtarët janë në dispozicion, pa probleme fizike. Ai e ka lidhur këtë deklarim me situatën e pandemisë në vend, duke u uruar shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë të sëmurë.
Futbollisti Marku ka vlerësuar Kastriotin, pjesë e të cilit ka qenë. Ai e ka bërë të qartë se synohet fitorja me ish- ekipin e tij, ndërsa ka shtuar se nëse shënon, nuk do të festojë në shenjë respekti. /ShkodraWeb Media/