Zyrtarisht, Shqipëria u nda nga diktatura me 11 dhjetor 1990, kur pluralizmi u lejua me ligj, duke sjellë krijimin e partive të tjera veç PPSH- së. Nga ajo kohë, vit pas viti, shqiptarët poe dhe bota, kanë mësuar fakte tronditëse nga 45- vitet e diktaturës koministe në këtë vend.
Përmasat e persekucionit në një vend që i ngjante një kampi të madh përqendrimi, e rreshtojnë Shqipërisnë si një nga vendet më të shtypura nga komunizmi në Europën e Lindjes e më gjërë.
Në Shqipëri, ka edhe shumë organizma shtetërorë dhe jo, të cilët merren me zbardhjen e krimeve monstruoze të asaj periudhe, por këtë opinion mesa duket, edhe pas 33 viteve, nuk e kanë komunistët shqiptarë.
Nga Shkodra, me 29 nëntor 2023, sekretari i parë i PKSH- së Gjon Bruçi, vazhdon të deklarojë publikisht se në Shqipëri nuk ka patur diktaturë dhe as krime komunizmi. Ai e mbron me fanatizëm atë sistem, duke treguar se ky vend, ka nevojë të ndahet njëherë e mirë me komunizmin, ndoshta përmes ligjeve të sakta e të ashpra.