Administratori i Vllaznisë në Shkodër, Suad Lici tha se nuk kishte asnjë problem me askënd. Reagimi i tij erdhi pas vendosjes së një pako të dyshuar eksplozive poshtë makinës së tij, për të cilët Forca Xheniere nga Tirana kanë shkuar për ta çaktivizuar.
Lici: Ndodha lidhet edhe me detyrën time. Le t’ua lëmë organeve kompetetente. Nuk jam unë kompetenti. Nuk kam asnjë lloj problematike. Unë jam njeri i lirë dhe do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Nuk kam pasur problematika. Unë jam personin përgjegjës për mbarëvajtjen e formacionit. Unë kam qenë i detyruar të zbatoj vendimet e drejtuesve.
Është ky një lloj presioni që ju të largoheni nga administrimi i klubit “Vllaznia”?
Lici: Do të vazhdoj detyrën. Pa folur organet kompetente nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është një marrëdhënie me sportin, mendoj që strukturat kr.i.minale të qëndrojnë larg sportit. Absolutisht nuk më tremb kjo ngjarje. Në Shkodër më kanë çdo ditë.
Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.
Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.