Të pyetur nga policia si të dyshuar kryesorë për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, familja Reçi ka thyer heshtjen duke folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin të fund të muajit shtator. Në një deklaratë për mediat, Martin Reçi vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më heret, ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me ngjarjen dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe para organeve të hetimit, kur janë marrë në pyetje. Konflikti mes Saimir Reçit dhe familjes Bardhi në muajin mars të këtij viti është një çështje që i është lënë në dore drejtësisë thotë Martin Reçi.
Interpretimet e ndryshme duke lidhur emrin tonë me këtë ngjarje, por na fusin në konflikte të paqenë thotë Martin Reçi i cili inkurajon organet e drejtësisë që të zbardhin krimin e rëndë. Që prej ngjarjes së fundit e deri më tani policia ka ushtruar dy herë kontrolle në banesën e familjes Reçi në Rrëshen dhe nuk është gjetur asgjë e kundraligjshme. Teksa shpreh rezerva për veprimet e policisë Martin Reçi thotë se kamerat e sigurisë kanë qenë të vendosura për kontrollin e biznesit të tij dhe për asnjë qëllim tjeter.
Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26-shtetori teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen. Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre përsona të tjere të cilët ishin nën shoqërinë e viktimes, ndërsa autorët e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një foristradë e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës. /Nga Elvis HILA/