Drejtoria Vendore e Policise Tirane njofton: “Sektori për krimin e organizuar pranë D.V.P.Tiranë në kuadër të operacionit policor “Skimmer 09”, arrestoi shtetasin bullgar :
-K.E, 25 vjeç, banues në Sofie Bullgari.
Ky shtetas në bashkëpunim me shtetsin tjetër bullgar A.M., kryenin vjedhjet e ATM-ve të disa bankave të nivelit të dytë, duke instaluar aparate të quajtura “Skimmer”, të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– Paisje skimmer
– kapele me mbishkrim “Gucci”
– aparat celularë
– 2 karta banke
– një sasi lekësh
– copa teli
U shpall në kërkim shtetasi tjetër bullgar A.M.
Gjithashtu nga specialistët e narkotikëve u bë i mundur arrestimi i shtetasit :
E.H., 18 vjeç, banues në Nikël Krujë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Yzberishtit në mjetin tip “Volkswagen”, i cili drejtohej nga ky shtetas janë gjendur 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
– mjeti tip “Volkswagen”
– 1 aparat celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve bullgar K.E., dhe A.M., për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi pajisjeve”, parashikuar nga nenet 143/b, 293/b, 293/ç dhe 25 të Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasit E.H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike””. /ShkodraWeb/
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2036739613279066/