Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka shpalosur objektivat e rendesishme te policise, me fokus kryesor, bandat kriminale.
Pas takimit ne Shkoder, ku ministri Xhafaj foli me tone te prera per goditjen e boseve te krimit dhe jo hallexhinjve qe ndertojne cati pa leje, ka folur kreu i Policise, Veliu.
“Lufta dhe goditja e evedentimit te personave qe jane ne shenjester si persona qe kane kultivuar bimet narkotike dhe minimizimi i siperfaqeve te mbjella me bime narkotike”.- ka theksuar ai si nje objektiv te dyte te rendesishem.
“Kemi persona qe ushtrojne aktivitet kriminal ne Shkoder, por jemi duke i goditur. deri tani jane goditur dy grupe kriminale, ashtu si jemi duke punuar per ndeshkimin e pjeses tjeter”- tha ai, duke shtuar se duhet maturi, kohe dhe pergatitja e gjithe provave te nevojshme.
Duke u ndalur te Vetingu, ai theksoi se “duhet profesionalizem, integritet dhe pjesen e pasurive apo duke vleresuar cfare perfaqesojne vete punonjesit e policise, nga une deri te me i thjeshti do te kalojme te gjithe ne Veting”.
Veliu shoqerohej sot nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Drejtues i Lartë Gjovalin Loka së bashku me Drejtorin e ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Vehbi Bushati.