Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka reaguar sërish për paralajmërimin e Ramës dje se vendi rrezikonte rritje të çmimit të energjisë. Pas mbledhjes së grupit të PD-së, Basha shtroi disa pyetje publike për Ramën, duke shtuar se ku shkoi reforma në energjetikë? Mes të tjerash ai tha se PD-ja nuk do të tërhiqet, por do të përballet me këtë fatkeqësi.
“Përshëndetje të dashur gazetarë. Sapo kemi përfunduar mbledhjen e grupi të PD. Në qendër të vëmendjes, ajo që dominoi bisedën ishte çmimi i energjisë dhe paralajmërimi i tellati të djeshëm. Çmimi i karburanteve rëndon te familjarët dhe bizneset. Çmimi i energjisë dhe i karburanteve rrit dhe ka ndikimin te gjithçka qe konsumojmë. Duhet të kujtoj këtu se Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të energjisë, por e rriti dhe për familjarët dhe për bizneset.
Dhjetra familjarë kanë vrarë veten në qelitë ku janë burgosur nga Edi Rama për faturat. Mbi 1 mijë janë burgosur, të tjerë kanë kaluar 1 natë në komisariat, në kuadër të reformës për energjisë. Jemi vendi i katërt ku pjesë më e madhe për buxhetin shkon për energjinë.
Pyetja shtrohet se çfarë u bë me reformën e energjisë? Ku shkuan paratë e vjelura të qytetarëve, apo gjoja të mirëadministraura. Ne e dimë se çmimi i energjisë u rrit dhe çmimi i karburantit u rrit dy herë, si një nga çmimet më të shtrenjta në rajon. Këto janë fakte që i di gjithkush.
Është fabul, një anekdote se si në zonat kufitare kalojnë dhe blejnë karburant në Kosovë apo Maqedoni. Kjo është pasojë e keqqeverisjes së tij, e vendimmarrjes së tij gjakftohtë kriminale. Paratë që duhet të çonte për uljen e energjisë i ka marrë dhe ka pasuruar veten e tij dhe një grup oligarkësh që janë pjesë e thellimit të vjedhjes dhe problemit.
Përballë saj ne kemi jo vetëm propozime, që u bënë publike dje dhe që do të zhvillohen në detaje në bashkëpunim me grupe të interesit, por ne do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkeqësi të re që po përgatit Edi Rama. Këtë sëpate që po preh qafën e shqiptarëve për xhepat e tyre ku do të fusë duar për të mbyllur gropën e korrupsionit të krijuar prej 8 vitesh në kurriz të shqiptarëve.
Ka vetë vetëm një mënyrë për të mbushur gropën e korrupsionit, paratë e zhvatura me PPP, tendera korruptivë, koncensione e afera, këto para të shërbejnë për të plotësuar ato hapa të menjëhershëm që ne kemi propozuar. Fatkeqësi kriza nuk është një krizë që vjen nga jashtë. Është një krizë që vjen nga brenda, nga keqqeverisja. T’i tregojmë shqiptarëve që me një qeveri të përgjegjshme ka zgjidhje. Nxisim e përkrahim të gjitha format e reagimit popullor.”, tha Basha.