Vllaznia e futbollit femra luajti mbrëmjen e së shtunës miqësoren e paralajmëruar me Olympique Lyon. Ndonëse miqësore, ndeshja e luajtur në stadiumin e Lyonnit ka tërhequr vëmendjen e tifozërisë vendase, të cilët në mënyrë të organizuar kanë mbështetur skuadrën e tyre gjatë të gjithë ndeshjes.
Por nga ana tjetër tifozë të shumtë ka pasur edhe Vllaznia, me shkodranë që kanë udhëtuar nga qyteti verior por edhe shumë të tjerë, shkodranë dhe shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Francë.
Falë kualiteteve që ka në formacion duke u cilësuar edhe si skuadra më e mirë në botë, me trofetë më të shumtë të fituar në vite, Olympique Lyon ka bërë diferencën në fushën e lojës.
Megjithë përpjekjet e shumta, formacioni kuqeblu, falë edhe shumë gabimeve në fushë, nuk ka arritur të përballojë furinë franceze, e cila me katër gola në pjesën e parë dhe po aq edhe në të dytën, fiton me meritë të gjithë ndeshjen me rezultate n e thellë, 8 me 0.
Pavarësisht rezultatit, ku fitorja e skuadrës vendase ishte e merituar, miqësorja në fjalë pritet t’i shërbejë Vllaznisë për një përvojë më shumë për vazhdimësinë e saj, si në arenën ndërkombëtare, por edhe në kampionatin kombëtar të superiores që nis pas dy jajësh.