Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Operacion masiv për kontrollin e zonës bregdetare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike që mund të kryhen nëpërmjet kufirit detar.Operacion masiv për kontrollin e zonës bregdetare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike që mund të kryhen nëpërmjet kufirit detar. Operacioni po zhvillohet nga toka, deti dhe ajri, duke koordinuar veprimet midis forcave pjesëmarrëse në operacion.
Operacioni është i shtrirë nga Grykëderdhja e lumit Buna në Shkodër deri në Kepin e Qefalit – Butrint.
Në këtë operacion janë përfshirë 1140 forca policore, 10 mjete lundrues , 30 automjete si dhe helikopteri i policise.
Në këtë operacion marrin pjesë strukturat e Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Durrës, dhe Shkodër.
Në mbështetje të veprimeve të tyre janë angazhuar forcat e Komisariateve të Ndërhyrjes së Shpejtë (F.L.O) Shkodër, Tiranë, Fier, Njësia Speciale “Delta”, QNOD-ja dhe Reparti i Helikopterëve. Veprimet në hapësirën detare po mbështeten edhe nga Nukli i Kufirit Detar të “Guardia di Finanza” Durrës e Vlorë, QNOD dhe Rojen Bregdetare.
Operacioni policor po kryhet në gjithë zonën bregdetare të vendit tonë dhe në hapësirën detare, në rrugët nacionale dhe rurale që të çojnë në bregdet dhe në Pikat e Kalimit Kufitar me qëllim:
• Kontrollin e territorit në zonën bregdetare, si objekte të pabanuara, tunele, qendra zjarri, stane, etj.
• Goditjen e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike që mund të kryhet nëpërmjet kufirit detar.
• Kapjen dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve;
• Bllokimin dhe sekuestrimin e lëndës narkotike, të mjeteve lundruese, si dhe i mjeteve të tjera që ndihmojnë për transportin e mallit.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 900 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, 102.4 gramë lëndë e dyshuar Kokainë, si dhe janë arrestuar 8 persona për trafik të lëndëve narkotike.
Janë kapur 32 persona në kërkim.
Janë sekuestruar dy mjete lundruese pa dokumentacion. 6 armë zjarri, 2987 fishekë.
Operacioni masiv ka nisur më datë 28 Gusht dhe do përfundojë mbrëmjen e sotme.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2025475551072139/