Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon një video nga Spitali i Breshias, ku po ndihmojnë në kurimin e të infektuarve me korona virus edhe 30 mjekë e infermierë shqiptarë. Në video shihet një pacient italian i infektuar me korona virus, i cili ka një falënderim të veçantë dhe prekës për dy infermierët shqiptarë, që i shërbejnë, teksa vlerëson gjestin e tyre humanitar.
“Suela dhe Eduardi po përmbushin misionin e tyre humanitar në ndihmë të popullit mik italian, për të cilin ruajnë një lidhje të veçantë. Sot, ata kanë mirënjohjen e pacientëve të prekur nga co vid19 në spitalin e Breshias dhe të gjithë së bashku, 30 mjekë e infermierë shqiptarë që po shërbejnë në vendin fqinj në këto ditë të vështira, kanë mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve ?????? #Bashkë #GëzuarPashkët”, shkruan Manastirliu.