Ballkoni i katit të pestë të një pallati në Mamurras u shkëput. Ngjarja e pëzakonte ndodhi pasditen e së martës pranë stacionit policor, por fatmiresisht nuk pati persona të lënduar.
Situata e krijuar u shoqërua me frikë dhe panik tek banorët. Ata thonë se zhurma ishte shumë e fortë dhe fillimisht menduan se bëhej fjalë për lëkundje sizmike, ndërsa kanë dyshime mbi cilesinë e punimeve në ketë objekt i cili është rikonstruktuar 1 muaj më parë.
Pallati ku ndodhi ngjarja është ndërtuar në vitin 1975, ndërsa në apartamentin ku u shkëput ballkoni nuk banonin njerëz.
Burime nga Bashkia Kurbin bëjnë me dije se objekti në fjale nuk kishte pësuar dëmtime nga tërmeti dhe si i tillë, ndërhyrja ka konsistuar vetëm në savatimin dhe lyerjen e fasadës.